Zyra e presidentit ukrainas publikon videon, që tregon pse lufta në Ukrainë nuk është një konflikt i zakonshëm

Bota

Zyra e presidentit ukrainas publikon videon, që tregon pse lufta në Ukrainë nuk është një konflikt i zakonshëm

Më: 19 mars 2023 Në ora: 09:32
Foto ilustrim

Zyra e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky ka publikuar një video, që është një përmbledhje e luftës në Ukrainë duke treguar arsyet se pse lufta në këtë vend nuk është një konflikt i zakonshëm i armatosur.

Sipas kësaj zyre, lufta në Ukrainë është konflikti më i madh që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.

12 milionë civilë u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre si pasojë e pushtimit rus në Ukrainë, mbi 150 mijë ndërtesa kolektive janë shkatërruar nga raketat ruse.

Në mijëra shkolla e universitete kanë rënë mbi 5 mijë raketa gjigante ruse, e dhjetëra mijëra kilometra katrorë janë akoma të pushtuara nga rusët.

Në video thuhet se Ukraina i ka të gjitha arsyet të mos dorëzohet dhe të mbajë larg forcat armike – pra gjatë kufirit 1.500 kilometërsh me Rusinë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat