SHBA-ja i ofron Sllovakisë helikopterë të rinj luftarakë ‘me zbritje’ pasi kjo e fundit dërgoi aeroplanët e saj ‘në pension’ në Ukrainë

Bota

SHBA-ja i ofron Sllovakisë helikopterë të rinj luftarakë ‘me zbritje’ pasi kjo e fundit dërgoi aeroplanët e saj ‘në pension’ në Ukrainë

Më: 22 mars 2023 Në ora: 18:07
Foto ilustrim

Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar Sllovakisë 12 helikopterë të rinj Bell AH-1Z Viper me një ‘zbritje’ pasi Bratislava dërgoi aeroplanët e saj luftarakë MiG-29 të ‘pensionuar’ në Ukrainë.

Ministri i Mbrojtjes, Jaroslav Nad, ka thënë se qeveria e tij ende duhej të miratonte marrëveshjen sipas së cilës do të paguante 340 milionë dollarë për tre deri në katër vjet për një paketë me vlerë më shumë se 1 miliard dollarë.

Pjesa e mbetur do të mbulohet nga programi i financimit të jashtëm ushtarak të SHBA-së, ka bërë të ditur më tej Nad.

Marrëveshja përfshin pjesë, stërvitje dhe më shumë se 500 raketa AGM-114 Hellfire II, tha ai.

“Kjo ofertë është jashtëzakonisht e dobishme dhe do të rrisë ndjeshëm potencialin mbrojtës të Sllovakisë”, ka vlerësuar Nad.

Sllovakia, një anëtare e NATO-s në krahun lindor të aleancës ushtarake, aktualisht nuk ka helikopterë luftarakë.

Ajo tërhoqi flotën e saj të aeroplanëve MiG verën e kaluar dhe është mbështetur në fqinjët e Evropës Qendrore, Republikën Çeke, Poloninë dhe Hungarinë për mbështetjen e mbrojtjes ajrore.

Ndryshe, javën e kaluar ajo u bë e dyta nga aleatët e Ukrainës, pas Polonisë, që siguron aeroplanë luftarakë, të cilët Kievi beson se janë vendimtarë për të zmbrapsur pushtimin e Rusisë.

Krahas ofertës së pajisjeve të SHBA-së, Sllovakia do të marrë 250 milionë euro (269 milionë dollarë) kompensim nga Bashkimi Evropian, ka bërë të ditur më tej Nad. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat