Në rrjetin social Telegram është publikuar një prej videove të shumta nga lufta në Ukrainë.
Kjo video është dëshmia më e mirë, pse armët artilerike në luftërat e sotme moderne duhet të ndryshojnë pozicion pas çdo shkrepje të predhës.
Në videon e publikuar më poshtë, shihet ekuipazhi i topit rus 2S1 “Gvozdika”, që ka predha 122 milimetra që i shkrep në drejtim të pozicioneve ukrainase.
Mjaftoi që operatori i dronit ukrainas ta lokalizojë dhe koordinatat t’ia japë këmbësorisë, që pa u menduar dy herë e goditën me tank.
Është interesant se goditja ishte e drejtpërdrejt duke bërë që predha e tankut ukrainas të depërtojë brenda, por që për fat nuk kishte shpërthyer municionin që gjendej brenda.