Shefi i OBSH-së del me kërkesën ndaj Kinës: Duhet të japësh informacione për origjinën e Covid-19

Bota

Shefi i OBSH-së del me kërkesën ndaj Kinës: Duhet të japësh informacione për origjinën e Covid-19

Më: 6 prill 2023 Në ora: 20:48
Tedros Adhanom Ghebreyesus

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus i bëri presion Kinës të enjten për të ndarë informacionin e saj në lidhje me origjinën e COVID-19.

“Pa akses të plotë në informacionin që ka Kina, nuk mund të thuash këtë apo atë”, tha Ghebreyesus në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me origjinën e virusit.

“Të gjitha hipotezat janë në tryezë. Ky është pozicioni i OBSH-së dhe kjo është arsyeja pse ne i kemi kërkuar Kinës që të jetë bashkëpunuese për këtë”, shtoi ai.

Virusi u identifikua për herë të parë në qytetin kinez Wuhan në dhjetor 2019, përpara se të përhapej në mbarë botën. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat