LIVE: “Nxehen gjakrat” në Paqësor; Putin plas “bombën” në Afrikë, “aktivizon” Osama bin Ladenin e ri

Bota

LIVE: “Nxehen gjakrat” në Paqësor; Putin plas “bombën” në Afrikë, “aktivizon” Osama bin Ladenin e ri

Nga: BOTA SOT Më: 18 prill 2023 Në ora: 07:18 Përditësuar në ora: 13:04 më 18.04.2023
Pamje nga lufta në Ukrainë

Lufta në Ukrainë, Putin viziton territoret e pushtuara në Kherson dhe Luhansk

Presidenti rus Vladimir Putin, ka udhëtuar në rajonet Kherson dhe Luhansk, në Ukrainën jugore dhe lindore, ku edhe është takuar me ushtarët rusë të vendosur atje prej gati një viti.

Në njoftimin e bërë nga autoritetet ruse nuk specifikohet se kur është zhvilluar kjo vizitë.

“Komandanti suprem i Forcave të Armatosura të Federatës Ruse shkoi në shtabin e përgjithshëm të njësisë ushtarake “Dniepr” në Kherson”, thuhet në njoftimin e publikuar.

Ko është vizita e parë e presidentit rus në Kherson që nga pushtimi i Ukrainës na forcat ruse në shkurt të 2022.

“Për mua është e rëndësishme të di këndvështrimin tuaj për situatën, t’ju dëgjoj, të shkëmbejmë informacione”,  tha presidenti rus.

Ndërkohë Ushtria ruse u tërhoq nga Khersoni në nëntor 2022 për t’u vendosur në bregun tjetër të Dnieper.

Zelensky: Vonesat në furnizimin me armë kushtojnë jetë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se vonesat në furnizimin e vendit me më shumë armë po shkaktojnë humbjen e jetëve në fushën e betejës.

Gjatë fjalimit të darkës, Zelensky përsëriti sërish nevojën për të ndihmuar me armë vendin e tij.

Presidenti foli gjithashtu për përgatitjen për takimin e ardhshëm të sigurisë në Ramstein, duke thënë se Ukraina pret “vendime të bazuara fort që do të përmbushin perspektivat në fushën e betejës”.

Udhëheqësit e NATO-s dhe të mbrojtjes u takuan në bazën ajrore Ramstein në Gjermani shkurtin e kaluar për të diskutuar ndihmën ushtarake shtesë për Ukrainën.

Ministri i Ukrainës do të vizitojë Turqinë për të diskutuar marrëveshjen e grurit

Ministri i infrastrukturës i Ukrainës, Oleksandr Kubrakov do të vizitojë Turqinë nesër për të diskutuar statusin e marrëveshjejes që lejon eksportin e sigurt të grurit gjatë kohës së luftës nga disa porte ukrainase të Detit të Zi.

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka thënë se Kubrakov do të takohet me ministrin turk të mbrojtjes Hulusi Akar në qytetin qendror të Turqisë, Kayseri.

Kjo vjen pasi Ukraina tha sot se marrëveshja e grurit ishte në rrezik të mbylljes pasi Rusia bllokoi inspektimet e anijeve në ujërat turke.

Marrëveshja e eksportit të grurit të ndërmjetësuar nga OKB-ja u rinovua për 60 ditë muajin e kaluar, por Rusia ka sinjalizuar se mund të mos pranojë ta zgjasë më tej nëse Perëndimi nuk heq pengesat për eksportin e grurit dhe plehrave ruse.

Rrëfyen se kanë vrarë fëmijë në Ukrainë, zyrtari ukrainas: Do të ketë ndëshkim të ashpër për dy mercenarët e Wagner-it

Ukraina ka reaguar pas rrëfimit të dy mercenarëve rusë të grupit Wagner se kanë vrarë fëmijë në disa qytete ukrainase.

Kreu i zyrës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zrelenksy, Andriy Yermak tha se “duhet të ketë ndëshkim” pasi ish-luftëtarët e Wagner pranuan  se kishin vrarë fëmijë ukrainas, në një video të publikuar nga grupi i të drejtave të njeriut Gulagu.net.

Ai ka shkruar në Twitter se duhet të ketë  një dënim të ashpër dhe të drejtë për aktet çnjerëzore ndaj dy luftëtarëve rusë.

Agresioni rus, Iraku ofron të ndërmjetësojë paqen mes Rusisë dhe Ukrainës: Moska të tërhiqet!

Iraku është ofruar luajë rolin e ndërmjetësuesit mes Ukrainës dhe Rusisë, për t’i dhënë fund luftës.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmitro Kuleba ka vizituar Irakun për herë të parë që nga fillimi i luftës me shpresën për të fituar mbështetje diplomatike.

Bagdadi ka propozuar një armëpushim dhe ka ofruar të ndërmjetësojë mes Kievit dhe Moskës për t’i dhënë fund konfliktit. Por, kryediplomati i Ukrainës këmbëngul se vendi i tij nuk do të përfshihet në bisedimet e paqes nëse Rusia nuk tërhiqet nga territori i saj.

Iraku “ka përvojë në komunikim me vendet që kanë tension mes tyre” dhe “është i gatshëm të jetë në shërbim të paqes”, tha ministri i jashtëm i Irakut Fuad Hussein në një konferencë shtypi në kryeqytet.

Kuleba tha se Ukraina e sheh “Irakun si një vend që është i aftë të ndërtojë ura”, por tha se ishte e rëndësishme të theksohet se “Ukraina dëshiron paqen dhe Rusia dëshiron luftë”.

“Ne kemi nevojë që Rusia të pajtohet me një fakt shumë të thjeshtë se ajo duhet të ndalojë luftën dhe të tërhiqet”, shtoi ai.

Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba do të vizitojë Kuvajtin pas Irakut

Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba do të vizitojë Kuvajtin sot, pas udhëtimit të tij në Irak.

Lajmi u njoftua nga zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Oleg Nikolenko.

“Ministri u mirëprit nga kryeministri i Irakut Muhamed Al-Sudani. Ai zhvilloi bisedime me zëvendëskryeministrin, ministrin e Punëve të Jashtme Fuad Hussein. Vendi i ardhshëm që ministri do të vizitojë sot është Kuvajti”, ka shkruar Nikolenko.

Siç është raportuar, të hënën, më 17 prill, Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës Dmytro Kuleba mbërriti në Irak për një vizitë. Kjo është vizita e parë e një ministri të jashtëm ukrainas në Irak që nga viti 2012.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat