Dy rusë që ishin pjesëtarë të Wagner-it pranojnë se vranë fëmijë në Ukrainë

Bota

Dy rusë që ishin pjesëtarë të Wagner-it pranojnë se vranë fëmijë në Ukrainë

Më: 18 prill 2023 Në ora: 16:49
Foto ilustrim

Dy burra rusë që pretendojnë se janë ish-komandantë të grupit Wagner i kanë thënë një aktivisti për të drejtat e njeriut se kanë vrarë fëmijë dhe civilë gjatë kohës së tyre në Ukrainë.

Kështu thanë ata gjatë një interviste të realizuar përmes videos me Gulagu.net, një organizatë e të drejtave të njeriut që synon luftimin e korrupsionit dhe torturës në Rusi, shkruan CNN.

Në video intervistat e postuara në internet, ish-të dënuarit rusë Azamat Uldarov dhe Alexey Savichev – të cilët të dy u falën me dekrete presidenciale ruse vitin e kaluar, sipas Gulagu.net – përshkruajnë veprimet e tyre në Ukrainë, gjatë pushtimit rus.

CNN nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur pretendimet ose identitetin e tyre në video, por ka marrë dokumente penale ruse që tregojnë se ata u liruan me falje presidenciale në shtator dhe gusht të 2022.

Uldarov, i cili duket se ka qenë duke pirë, ka dhënë detaje se si qëlloi dhe vrau një vajzë pesë ose gjashtë vjeçare.

“(Ishte) një vendim menaxhimi. Nuk më lejuan të lija askënd të gjallë, sepse urdhri ishte të vrisja”, tha ai.

“Dua që Rusia dhe vendet e tjera ta dinë të vërtetën. Unë nuk dua luftë dhe gjakderdhje. E shihni se unë mbaj një cigare në këtë dorë. Kam ndjekur urdhrat me këtë dorë dhe kam vrarë fëmijë”, tha Uldarov.

Grupi Wagner është një organizatë mercenare private ruse që lufton në Ukrainë, e kryesuar nga oligarku rus Yevgeny Prigozhin.

Ajo ka rekrutuar dhjetëra mijëra luftëtarë nga burgjet ruse, duke ofruar liri dhe para pas një turneu gjashtë mujor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat