“Asnjë ilaç në zgjidhjen e krizës”, iu thotë i dërguari kinez zyrtarëve ukrainas

Bota

“Asnjë ilaç në zgjidhjen e krizës”, iu thotë i dërguari kinez zyrtarëve ukrainas

Më: 18 maj 2023 Në ora: 10:40
Li Hui

Ministria e Jashtme e Kinës konfirmoi të enjten se i dërguari special i Pekinit Li Hui u takua me presidentin Volodomyr Zelensky dhe zyrtarë të tjerë të lartë ukrainas të mërkurën.

Në një deklaratë, ministria tha se Li përsëriti se Kina është e gatshme të shërbejë si ndërmjetëse e paqes për zgjidhjen e krizës ukrainase, në bazë të qëndrimeve të saj të deklaruara më parë për luftën.

“Nuk ka ilaç në zgjidhjen e krizës. Të gjitha palët duhet të fillojnë nga vetja, të grumbullojnë besim të ndërsjellë dhe të krijojnë kushte për t’i dhënë fund luftës dhe për t’u angazhuar në bisedimet e paqes, “tha Li.

Kievi zyrtar nuk përmendi takimin me Zelensky, shkruan CNN.

Në vend të kësaj, u tha se Li u takua me ministrin e Jashtëm Dmytro Kuleba dhe diskutoi “çështjet aktuale të bashkëpunimit midis Ukrainës dhe Kinës”, si dhe “mënyrat për të ndaluar agresionin rus”.

Javën e kaluar, ministria e Jashtme e Kinës njoftoi se Li do të vizitojë Ukrainën, Poloninë, Francën, Gjermaninë dhe Rusinë duke filluar nga 15 maji – vetëm disa ditë përpara se liderët e Grupit të G7- ës pritet të afirmojnë solidaritetin e tyre kundër Moskës në një samit në Hiroshima, Japoni.

Kina është përpjekur të tregohet si ndërmjetëse e paqes dhe të shmangë kritikat se nuk ka vepruar për të ndihmuar në përfundimin e luftës së Rusisë në Ukrainë, më shumë se një vit pasi Moska pushtoi fqinjin e saj perëndimor.

Kuleba foli për rivendosjen e paqes “bazuar në respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës” dhe theksoi “se Ukraina nuk pranon asnjë propozim që do të përfshinte humbjen e territoreve të saj ose ngrirjen e konfliktit”.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e pjesëmarrjes së Kinës në zbatimin e “formulës së paqes” të Zelenskit, sipas deklaratës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat