Kubanezët luftojnë në anën e rusëve në Ukrainë, u është premtuar shtetësia dhe 5 dollarë në dorë dhe pagë mujore prej 2.545

Bota

Kubanezët luftojnë në anën e rusëve në Ukrainë, u është premtuar shtetësia dhe 5 dollarë në dorë dhe pagë mujore prej 2.545

Më: 28 maj 2023 Në ora: 10:12
Foto ilustrim

Emigrantët kubanë që jetojnë në Rusi po i bashkohen ushtrisë ruse pasi presidenti Vladimir Putin nënshkroi një ligj që i jep shtetësinë kujtdo që regjistrohet në ushtri, raporton New York Post.

“Disa kubanë” u dërguan në zonën e “operacionit special ushtarak” të mërkurën, pas nënshkrimit të kontratave njëvjeçare, sipas Ryazanjska, një agjenci lokale lajmesh në rajonin Ryazan të Rusisë.

Sipas raportit, kubanezët dhe të tjerët që nënshkruan kontratat do të marrin një pagesë një herë nga qeveria federale ruse në shumën prej 2,433 dollarë dhe 2,500 dollarë të tjera nga buxheti rajonal i Ryazanit.

Gjithashtu thuhet se do të marrë një pagë mujore prej 2,545 dollarë. Vendosja e emigrantëve kubanë në Ukrainë vjen pas njoftimit të javës së kaluar, se Bjellorusia po shqyrton trajnimin e personelit ushtarak kuban.

Zëvendësministri i Mbrojtjes së Bjellorusisë për Bashkëpunimin Ushtarak Ndërkombëtar, Valery Revenko, tha se u takua me zyrtarë kubanë, duke përfshirë atasheun ushtarak të Kubës në Rusi dhe Bjellorusi, kolonel Monica Milian Gomez.

“Vëmendja më e madhe i kushtohet trajnimit të personelit ushtarak kuban në Republikën e Bjellorusisë dhe përmirësimit të planifikuar të bashkëpunimit ushtarak midis dy vendeve”, tha Revenko në një postim në Twitter në spanjisht.

Takimi u zhvillua gjatë një ekspozite armësh, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë në një deklaratë të shkurtër.

Mbetet e paqartë se çfarë lloj trajnimi mund të marrin luftëtarët kubanë, por Evan Ellis, profesor i studimeve të Amerikës Latine në Kolegjin e ushtrisë amerikane, i tha Miami Herald se ka një sërë mundësish.

“Mund të jetë çdo gjë nga inteligjenca kibernetike deri te trajnimi i operacioneve speciale ose thjesht një shkëmbim ‘fillestar’ për të eksploruar mbështetje më të gjerë. Bjellorusia mund ta bëjë këtë për Rusinë sepse Rusia nuk ka kapacitet për momentin”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat