Borrell: Rusia nuk do të hyjë në negociata ndërsa përpiqet të fitojë luftën

Bota

Borrell: Rusia nuk do të hyjë në negociata ndërsa përpiqet të fitojë luftën

Më: 29 maj 2023 Në ora: 22:43
Josep Borrell

Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell beson se Rusia nuk do të jetë e gatshme të negociojë ndërkohë që ajo ende po përpiqet të fitojë luftën në Ukrainë, duke shtuar se ai nuk ishte “optimist” për çfarë mund të ndodhë në konflikt këtë verë.

“Unë shoh një përqendrim të trupave nga të dyja palët, vullnetin e qartë të Rusisë për të provuar të fitojë luftën,” tha Borrell.

“Rusia nuk do të shkojë në negociata derisa të përpiqet të fitojë luftën”, theksoi ai, shkruan Reuters.

Borrell shtoi se Rusia ka sinjalizuar vazhdimisht se nuk do ta ndërpresë fushatën derisa të arrihen qëllimet e saj ushtarake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat