Demi futet në turmën që ishin mbledhur për të vallëzuar në Australi, lëndohen dy persona

Bota

Demi futet në turmën që ishin mbledhur për të vallëzuar në Australi, lëndohen dy persona

Më: 29 maj 2023 Në ora: 23:22
Foto nga vendi i ngjarjes

Ky është momenti kur demi i tërbuar futet në turmën e qindra qytetarëve, përfshirë edhe fëmijë të shumtë.

Reklama

Si pasojë e këtij sulmi dy persona u lënduan në incidentin që ndodhi në Kununurra në East Kimberley të Australisë.

Videoja kaotike shfaq demin kur futet në turmën, që ishin ftuar për të vallëzuar në një ngjarje ku kishte edhe luftë demash.

Kur vërejtën kafshën që po vinte me shpejtësi, filluan të largohen, por për disa ishte tepër vonë, pasi disa i shkeli e disa i goditi me brinjë.

Madje një burrë shihet sesi përplaset në tokë, kurse demi vazhdonte t’i ndiqte të tjerët që vazhdimisht bërtisnin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat