SHBA i bën thirrje Turqisë, sekretari Blinken: Koha që të pranohet anëtarësimi i Suedisë në NATO

Bota

SHBA i bën thirrje Turqisë, sekretari Blinken: Koha që të pranohet anëtarësimi i Suedisë në NATO

Më: 30 maj 2023 Në ora: 21:04
Antony Blinken

Sekretari i Shtetit në SHBA Antony Blinken ka thënë se “ka ardhur koha” që Suedia të bashkohet me NATO-n dhe “nuk ka asnjë arsye për të mos ecur përpara” ndërsa i kërkoi Turqisë të ratifikojë ofertën e anëtarësimit të Stokholmit.

Në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin suedez në Lulea, Blinken tha se Suedia ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm drejt adresimit të kundërshtimeve të Ankarasë për pranimin në aleancë.

Turqia ka ngritur shqetësime të rëndësishme dhe legjitime. Suedia dhe Finlanda trajtuan të dyja këto shqetësime,” tha ai, teksa shtoi se po presin që ky proces të përfundojë në javët në vijim.

Suedia dhe Finlanda aplikuan për t’u bashkuar me NATO-n në maj 2022, duke lënë mënjanë vite të tëra mosangazhimi ushtarak për të kërkuar mbrojtje nën strehën e sigurisë së organizatës pas pushtimit rus të Ukrainës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat