Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar: Ukraina do ta fitojë luftën dhe mund të llogarisë në mbështetjen tonë

Bota

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar: Ukraina do ta fitojë luftën dhe mund të llogarisë në mbështetjen tonë

Më: 5 qershor 2023 Në ora: 19:00
Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly sot ka qëndruar në Ukrainë, ku është takuar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Ai ka thënë se Ukraina mund të llogarisë në mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar, shkruan Sky News.

“Derisa Ukraina vazhdon luftën e saj të qëndrueshme kundër Rusisë, unë munda të shoh vetë tmerret dhe shkatërrimin e vërtetë të asaj që Rusia i ka shkaktuar këtij shteti sovran.

Ukraina do ta fitojë këtë luftë dhe mund të llogarisë në mbështetjen tonë”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat