Zelensky: Do të fitojmë, s’i tolerojmë pushtuesit

Bota

Zelensky: Do të fitojmë, s’i tolerojmë pushtuesit

Më: 3 korrik 2023 Në ora: 09:49
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky është zotuar të intensifikojë përpjekjet për të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia në jug të vendit.

Gjatë një vizite në qytetin port të Odesës, ai është shprehur optimist se Ukraina do ta fitojë luftën, shkruajnë mediat e huaja.

“Së bashku do të fitojmë. Brigjet e Ukrainës nuk do t’i tolerojnë kurrë këta pushtues... Armiku padiskutim, nuk do të diktojë kushtet në Detin e Zi”, tha ai.

Derisa vizitoi komandantët ushtarakë në Odesa dhe ushtarët e plagosur në spital, Zelensky tha se “pushtuesit do të shqetësohen për afrimin e Krimesë tonë ukrainase dhe bregdetit tonë në Detin Azov.

Gadishulli i Krimesë u aneksua nga Rusia në vitin 2014, por njihet ndërkombëtarisht si i Ukrainës, ndërsa qytetet në Detin Azov janë pushtuar nga trupat ruse gjatë luftës 16-mujore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat