LIVE: Ukraina me ‘plan të ri’, sekretari i NATO-s jep sinjale pozitive – aleati i Putinit befason me deklaratën për luftë!

Bota

LIVE: Ukraina me ‘plan të ri’, sekretari i NATO-s jep sinjale pozitive – aleati i Putinit befason me deklaratën për luftë!

Nga: Bota sot Më: 31 gusht 2023 Në ora: 06:19 Përditësuar në ora: 08:55 më 31.08.2023
Pamje nga lufta në Ukrainë

Vriten 6 pilotë ukrainas gjatë një operacioni në Bakhmut

Gjashtë pilotë ukrainas u vranë gjatë një misioni luftarak pranë Bakhmut.

Incidenti ndodhi të martën pranë qytetit të Kramatorsk, në rajonin e Donetsk, pranë vijës së frontit.

Një zëdhënës i forcave ajrore, Yevhen Rakita, konfirmoi vdekjen e gjashtë ushtarëve duke folur për median publike Suspilne, por nuk dha detaje të mëtejshme mbi rrethanat e rrëzimit të helikopterëve.

“Më 29 gusht, gjashtë pilotë nga Brigada e Aviacionit e Ushtrisë së 18-të Igor Sikorsky u vranë në Bakhmut. Kjo ndodhi gjatë kryerjes së një misioni luftarak,” tha Rakita.

Vazhdojnë sulmet në Moskë, rrëzohet një dron në afërsi të kryeqytetit të Rusisë

Një dron që fluturonte në drejtim të Moskës, është shkatërruar në periferi të qarkut Voskresenk në juglindje të rajonit të Moskës.

Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, ka njoftuar se pas rrëzimit të dronit është konstatuar se nuk ka patur dëme apo të lënduar.

Sipas rusëve, mbrojtja kundërajrore ka shkatërruar dronin që fluturonte në drejtim të Moskës.

Ekipet e shpëtimit menjëherë kanë dalë në terren, dhe kanë larguar mbeturinat e asaj që ka mbetur nga droni.

Qytetarët e Moskës kanë dëgjuar një shpërthim të fuqishëm, kurse alarmi që paralajmëron qytetarët për ndonjë sulm të mundshëm nuk është aktivizuar fare.

Kujtojmë që dje është kryer sulmi më i madh me dron në Rusi që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Ishin fluturaket pa pilot që godit në gjashtë rajone të Rusisë, që po konsiderohet si sulmi më i madh i koordinuar në këtë vend. 

ISW: Propagandistët rusë kritikojnë ushtrinë për pamundësinë për të mbrojtur territorin rus

Blogerët dhe propagandistët ushtarakë rusë kritikojnë vazhdimisht forcat ruse "për paaftësinë e tyre për të mbrojtur territorin dhe objektet ushtarake ruse, ndërsa kritikojnë njëkohësisht përpjekjet e fundit të censurës së Ministrisë së Mbrojtjes ruse", tha Instituti për Studimin e Luftës në raportin e tij të 30 gushtit, përcjell Bota sot.

Një bloger ushtarak kritikoi televizionin rus për mos mbulimin e sulmeve të fundit në afërsi të rajonit Pskov, gjë që nënkupton përpjekjet e vazhdueshme të Ministrisë së Mbrojtjes Ruse drejt kufizimit të mbulimit të luftës në Ukrainë, duke kontrolluar kështu konsumin e lajmeve në hapësirën e informacionit ruse.

Një tjetër bloger ushtarak i lidhur me Kremlinin pohoi gjithashtu një aftësi të dobët të mbrojtjes ajrore duke iu referuar sulmeve të fundit në aeroportin Pskov, në kontrast me mënyrën se si janë përshtatur mbrojtja ajrore ruse në Krime, tha ISW.

Kritikat e milblogerit u drejtuan edhe për dështimin e autoriteteve ruse në mbajtjen e avionëve me vlerë në hangare.

Një tjetër bloger ushtarak i njohur shprehu shqetësimin për rritjen e aftësive ushtarake të Ukrainës, duke shtuar se "nuk do të ketë vende të sigurta në Rusinë perëndimore" dhe sugjeroi që forcat ruse duhet ta marrin parasysh këtë kur sigurojnë objektet strategjike.

Rusia bombardon 25 herë rajonin Sumy

Forcat ruse sulmuan rajonin verilindor të Ukrainës Sumy 25 herë më 30 gusht, gjë që rezultoi në 211 shpërthime, sipas Administratës Ushtarake të Rajonit Sumy, përcjell Bota sot.

Komunitetet Putyvl, Bilopillia, Krasnopillia, Khotin, Yunakivka, Seredyna-Buda dhe Velyka Pysarivka u vunë në shënjestër dhe të paktën tre ndërtesa banimi private, dy traktorë, dy ndërtesa administrative dhe disa pajisje bujqësore u dëmtuan si rezultat i granatimeve.

Forcat ruse përdorën mortaja, artileri, granatahedhës, raketa ajrore të padrejtuara dhe drone kamikaze me eksplozivë të bashkangjitur, sipas ushtrisë ukrainase.

Nuk raportohet për viktima pas sulmeve. Mirëpo dy ditë më parë janë regjistruar të paktën tre të plagosur civilë.

Forcat ruse u tërhoqën nga rajoni Sumy në prill të vitit të kaluar, megjithëse granatimet vazhdojnë pothuajse çdo ditë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat