Buxheti i përkohshëm amerikan nuk parasheh ndihma për Ukrainën, Biden telefon liderët botërorë

Bota

Buxheti i përkohshëm amerikan nuk parasheh ndihma për Ukrainën, Biden telefon liderët botërorë

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 21:21
Joe Biden

Shtëpia e Bardhë thotë se presidenti amerikan, Joe Biden foli sot me liderët e vendeve aleate, Bashkimit Evropian dhe NATO-s për vazhdimin e mbështetjes së SHBA-së për Ukrainën.

Komentet vijnë pasi Kongresi amerikan miratoi një projekt-ligj të minutës së fundit në fundjavë, i cili shmangi një mbyllje të qeverisë, por pezulloi ndihmat për Kievin.

Ai ka thënë më parë se SHBA-ja do të mbështesë Ukrainën “për aq kohë sa të duhet”, raporton skynews.

Në një telefonatë sot për të riafirmuar këtë mbështetje, presidenti foli me liderë të tjerë botërorë, duke përfshirë kryeministrin kanadez Justin Trudeau, Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Presidenti polak, Andrzej Duda tha në një konferencë për shtyp se Biden “na siguroi se po vazhdon mbështetja për Ukrainën, veçanërisht ndihma ushtarake”.

Ndryshe, disa kongresistë republikanë po kundërshtojnë mënyrat se si po ndihmohet pa kushte Ukraina në luftën kundër pushtuesve rus. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat