Vrasja e 7 punonjësve humanitarë nga Izraeli, indinjim në SHBA, John Kirby: Presim hetim të plotë, përgjegjësit të ndëshkohen

Bota

Vrasja e 7 punonjësve humanitarë nga Izraeli, indinjim në SHBA, John Kirby: Presim hetim të plotë, përgjegjësit të ndëshkohen

Më: 2 prill 2024 Në ora: 21:20
John Kirby

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar pas bastisjes izraelite që solli vrasjen e shtatë punonjësve humanitarë në Gaza.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, John Kirby tha se ishte SHBA-të janë indinjuar pas sulmit të forcave izraelite që solli vdekjen e 7 personave.

“Ne ishim të indinjuar kur mësuam për një sulm të IDF që vrau një numër punonjësish civilë të ndihmës nga World Central Kitchen dje,” tha Kirby.

Ndërsa shtoi më tej, se SHBA-të, presin një hetim të gjerë dhe të plotë për ngjarjen e ndodhur.

“SHBA pret një hetim të gjerë dhe të plotë për vrasjen e punonjësve të ndihmës Word Central Kitchen dhe që përgjegjësia të vendoset siç duhet,” shtoi zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA John Kirby.

Në përfundim të deklaratës së bërë, Kirby tha se tashmë Izraeli duhet të kishte gati një raport paraprak hetimor ndërsa kërkoi që të bëhet më shumë kujdes për mbrojtjen e punonjësve humanitarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat