Parlamenti gjerman i dha një ovacion të gjatë, Zelensky: Do ta përfundojmë luftën vetëm sipas kushteve tona

Bota

Parlamenti gjerman i dha një ovacion të gjatë, Zelensky: Do ta përfundojmë luftën vetëm sipas kushteve tona

Më: 11 qershor 2024 Në ora: 23:05
Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës po qëndron për një vizitë zyrtare në shtetin gjerman.

Me këtë rast, Volodymyr Zelensky ka mbajtur një fjalim në Bundestag duke pohuar se luftën nuk do t’ia lëmë pasardhësve.

“Ne nuk do ta lëmë këtë luftë si trashëgimi pas nesh. Ne do ta përfundojmë këtë luftë. Ne do ta përfundojmë atë sipas kushteve tona”, theksoi ai.

Theksojmë se përfaqësuesit e partisë Alternativa për Gjermaninë kanë munguar gjatë fjalimit të presidentit ukrainas.

Pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022, Gjermania braktisi pozicionin e saj tradicional të pacifizmit dhe u bë furnizuesi i dytë më i madh i pajisjeve ushtarake në Kiev pas Shteteve të Bashkuara.

Zelensky më pas do të shkojë në Zvicër për të marrë pjesë në një konferencë për arritjen e paqes në Ukrainë, ku do të marrin pjesë 90 vende dhe organizata, megjithëse Rusia nuk ishte e ftuar dhe Kina nuk do të marrë pjesë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat