Zyrtarët amerikanë dhe rusë do të zhvillojnë bisedime në Turqi nesër

Bota

Zyrtarët amerikanë dhe rusë do të zhvillojnë bisedime në Turqi nesër

Nga: A.SH Më: 26 shkurt 2025 Në ora: 20:49
Foto nga takimi

Diplomatët amerikanë dhe rusë do të takohen nesër në Stamboll për bisedime që synojnë rivendosjen e misioneve diplomatike.

Takimi vjen pas bisedimeve të paqes në Arabinë Saudite midis dy palëve javën e kaluar mbi luftën në Ukrainë që u ndez nga një telefonatë midis Donald Trump dhe Vladimir Putin.

SHBA thotë se në bisedimet e nesërme nuk do të diskutohet asnjë çështje politike apo e sigurisë, me fokus në trajtimin e mosmarrëveshjeve të ambasadave, megjithatë ajo thekson një ndryshim në politikën e SHBA për të rivendosur lidhjet me Moskën.

Në një deklaratë, Departamenti Amerikan i Shtetit tha: “Ukraina nuk është në rendin e ditës.

"Konstruktiviteti i këtyre bisedimeve do të bëhet i dukshëm shumë shpejt; çështjet ose do të zgjidhen ose nuk do të zgjidhen. Ne do të dimë së shpejti nëse Rusia është vërtet e gatshme të angazhohet me mirëbesim."

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat