I dërguari i Trump largohet nga Moska pas një takimi me Putin, zëdhënësi i Kremlinit: Nuk është rënë dakord ende për…

Bota

I dërguari i Trump largohet nga Moska pas një takimi me Putin, zëdhënësi i Kremlinit: Nuk është rënë dakord ende për…

Më: 14 mars 2025 Në ora: 11:56
Foto ilustrim

Kremlini ka konfirmuar se i dërguari i Donald Trump, Steve Witkoff u takua me Vladimir Putinin dje vonë gjatë vizitës së tij në Moskë.

Zëdhënësi Dmitry Peskov tha se ata ranë dakord që Putin të flasë me Trump, megjithëse koha ende nuk është konfirmuar, raporton Sky News.

“Nuk është rënë dakord ende për kohën e saktë të bisedës mes dy presidentëve”, u tha ai gazetarëve.

“Por në të njëjtën kohë, pasi Witkoff të përcjellë të gjitha informacionet e marra në Moskë te kreu i shtetit të tij, atëherë ne do të përcaktojmë kohën e bisedës”, shtoi Peskov.

Gjithashtu, ai tha se ka një “mirëkuptim” se një “bisedë midis presidentëve është e nevojshme”.

Peskov njoftoi se Putin i ka dërguar Trump një mesazh përmes Witkoff, për armëpushimin e propozuar.

Ai shtoi se Putin ishte “në solidaritet të përgjithshëm” me Trump për Ukrainën, por ka shumë punë për të bërë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat