​Paralajmërimi i OKB: Shkrirja e akullnajave rrezikon furnizimin me ushqim dhe ujë për 2 miliardë njerëz

Bota

​Paralajmërimi i OKB: Shkrirja e akullnajave rrezikon furnizimin me ushqim dhe ujë për 2 miliardë njerëz

Më: 21 mars 2025 Në ora: 13:07
Foto ilustrim

Akullnajat që po tërhiqen rrezikojnë furnizimin me ushqim dhe ujë për 2 miliardë njerëz në mbarë botën, ka paralajmëruar Kombet e Bashkuara, pasi nivelet e shkrirjes së akullit janë pa precedent dhe do të kenë pasoja të paparashikueshme.

Dy të tretat e bujqësisë së ujitur do të preken nga tërheqja e akullnajave dhe zvogëlimi i reshjeve të borës në rajonet malore, që po shkaktohen nga kriza klimatike, raporton The Guardian.

Mbi 1 miliard njerëz jetojnë në zona malore dhe shumë prej tyre, veçanërisht në vendet në zhvillim, përjetojnë pasiguri ushqimore. Prodhimi i ushqimit në këto rajone varet nga uji i maleve, bora dhe akullnajat, gjë që do të përkeqësohet për shkak të shkrirjes së akullit.

Shtetet e zhvilluara gjithashtu janë në rrezik, siç është rasti i pellgut të lumenjve Kolorado në SHBA, ku thatësira ka zgjatur prej vitit 2000. Shkrirja e akullnajave ka shkaktuar ndikime të tjera, si për shembull formimin e më shumë shkarjeve të borës dhe përmbytjeve të papritura.

Pasiguria ushqimore është rritur në rajonet malore, të cilat sigurojnë 60% të ujit të freskët të botës. Ekspertët bëjnë thirrje për investime në forcimin e qëndrueshmërisë së këtyre rajoneve për të mbrojtur akullnajat dhe burimet ujore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat