29 persona u shpëtuan nga një ndërtesë që u shemb nga tërmeti në Mianmar

Bota

29 persona u shpëtuan nga një ndërtesë që u shemb nga tërmeti në Mianmar

Më: 30 mars 2025 Në ora: 13:23
Foto ilustrim

Ekipet e kërkimit-shpëtimit janë ende duke punuar në vendin e një blloku shumëkatësh të shembur në Mandalay, pranë epiqendrës së tërmetit në Mianmar.

Autoriteti lokal i zjarrfikësve thotë se 29 persona janë shpëtuar nga rrënojat.

Nëntë trupa janë gjetur gjithashtu, thonë zyrtarët.

Ditën e djeshme një 30-vjeçare është nxjerrë e gjallë nga rrënojat e godinës pasi ka mbetur e bllokuar për rreth 30 orë.

Kompleksi Sky Villa është një ndërtim i njohur 11-katësh në Mandalay, i përbërë nga katër ndërtesa – tre prej të cilave u rrëzuan nga tërmeti.

Të shtunën, një zyrtar i Kryqit të Kuq i tha agjencisë së lajmeve AFP se më shumë se 90 njerëz mund të jenë ende të bllokuar brenda, shkruan BBC.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat