Marina siriane kryen operacion në shkallë të gjerë kundër anijeve me migrantë të paligjshëm

Bota

Marina siriane kryen operacion në shkallë të gjerë kundër anijeve me migrantë të paligjshëm

Më: 10 maj 2025 Në ora: 06:19
Foto ilustrim

Marina e Ministrisë së Mbrojtjes së Sirisë kreu një operacion në shkallë të gjerë kundër anijeve të përdorura për transportin e paligjshëm të njerëzve, sipas agjencinë siriane të lajmeve SANA.

“Si rezultat i përleshjeve që zgjatën disa orë, u ndaluan disa kontrabandistë dhe armët dhe pajisjet e gjetura tek ata u konfiskuan”, tha Ministria e Mbrojtjes.

Ministria shtoi se të ndaluarit iu dorëzuan agjencive përkatëse të zbatimit të ligjit për ndjekje penale.

Operacioni është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Ministrisë së Mbrojtjes për të luftuar kontrabandën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat