Putini kërkon të dialogojë me Ukrainën! Reagon i dërguari i Trump: Së pari duhet aplikuar armëpushimi, pastaj bisedimet!

Bota

Putini kërkon të dialogojë me Ukrainën! Reagon i dërguari i Trump: Së pari duhet aplikuar armëpushimi, pastaj bisedimet!

Më: 11 maj 2025 Në ora: 17:06
Zelenskyy, Keith Kellogg

I dërguari special i presidentit të SHBA-ve Donald Trump për Ukrainën ka reaguar pas thirrjes së Rusisë për t’u ulur në tryezë me Ukrainën për të negociuar për paqen dhe armëpushimin 30-ditor të propozuar nga SHBA.

“Së pari, një armëpushim 30-ditor pa kushte dhe, gjatë kohëzgjatjes së tij, bisedime gjithëpërfshirëse për paqe. Jo e kundërta”, ka shkruar Keith Kellogg në rrjete sociale.

Ndonëse presidenti rus, Putin nuk e ka hedhur poshtë në mënyrë të qartë propozimin për armëpushim, përgjigjja e tij me propozimin për bisedime të drejtpërdrejta duket se tregon një refuzim të nënkuptuar, sipas BBC-së.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha gjithashtu se Putin dëshiron që bisedimet të përqendrohen në “shkaqet rrënjësore” të konfliktit përpara çdo armëpushimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat