Trump: Asgjë nuk do të ndodhë me Ukrainën derisa unë dhe Putini të takohemi

Bota

Trump: Asgjë nuk do të ndodhë me Ukrainën derisa unë dhe Putini të takohemi

Më: 15 maj 2025 Në ora: 16:21
Donald Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sugjeron se përparimi i rëndësishëm në bisedimet për paqe në Ukrainë është i pamundur derisa ai dhe Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, të takohen ballë për ballë, raporton BBC News, transmeton KosovaPress.

BBC pyeti Trump nëse ishte i zhgënjyer nga niveli i delegacionit që Rusia kishte dërguar në Turqi.

“Shiko, asgjë nuk do të ndodhë derisa unë dhe Putini të takohemi. Në rregull?”, tha Trump.

“Dhe është e qartë që ai nuk do të shkonte. Do të shkonte, por mendoi se edhe unë do të shkoja. Ai nuk do të shkonte nëse unë nuk isha atje dhe nuk besoj se do të ndodhë ndonjë gjë, pavarësisht nëse ju pëlqen apo jo, derisa unë dhe ai të takohemi, por ne do të duhet ta zgjidhim këtë sepse po vdesin shumë njerëz”, shtoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat