Trump: Po të mos i kishin ngecur tanket në baltë, Putini do ta pushtonte për 5 orë Kievin

Bota

Trump: Po të mos i kishin ngecur tanket në baltë, Putini do ta pushtonte për 5 orë Kievin

Më: 17 maj 2025 Në ora: 13:08
Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me luftën në Ukrainë dhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Në një koment të fundit, ai u shpreh se presidenti rus, Vladimir Putin do ta kishte pushtuar shpejt Kievin, nëse nuk do të ishte për pengesat në terren.

Lexo po ashtuPas negociatave, Rusia vazhdoi bombardimet e përgjakshme në Ukrainë - sulmohet një autobus me pasagjerë, të paktën nëntë civilë të vdekur

“Po të mos kishte ngecur Putini në baltë me tanket e ushtrisë së tij gjithandej, do të kishin qenë në Kiev për rreth 5 orë”, tha 78-vjeçari.

Lideri amerikan gjithashtu komentoi edhe lidershipin e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyt, duke e cilësuar atë si një negociator të shkëlqyer.

“Mendoj se Zelensky është shitësi më i mirë në botë dhe shumë më i mirë se unë. Ai vjen dhe largohet me 100 milionë dollarë çdo herë”, tha ai.

Këto deklarata pritet të shkaktojnë reagime të shumta, si në Uashington, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare, duke hedhur dritë mbi qëndrimin e Trumpit ndaj ndihmës amerikane për Ukrainën dhe perceptimin për udhëheqësit ndërkombëtarë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat