Teherani nën alarm, dyqane të mbyllura dhe rrugë të zbrazëta pas urdhrit të Trump për evakuim

Bota

Teherani nën alarm, dyqane të mbyllura dhe rrugë të zbrazëta pas urdhrit të Trump për evakuim

Më: 17 qershor 2025 Në ora: 11:43
Foto nga vendi i ngjarjes

Teherani është shndërruar në një qytet fantazmë, me disa vdekje të raportuara nga sulmet izraelite.

Bombardimet vazhdojnë dhe tymi mund të shihet duke u ngritur në shumë vende. Qendra e qytetit po zbrazet. Shumë dyqane mbeten të mbyllura, përfshirë Pazarin e Madh të qytetit.

Skena të tilla janë jashtëzakonisht të rralla, pasi më parë janë shfaqur vetëm gjatë protestave antiqeveritare ose në kulmin e pandemisë Covid-19.

Pamja është e ndryshme në pikat e karburantit dhe furrat e bukës, ku turma njerëzish presin me durim. Radhë të gjata vërehen edhe në pikat e karburantit në kryeqytetin iranian. Trafiku mbetet gjithashtu i rënduar në rrugët që të çojnë nga Teherani në perëndim, ndërsa disa duket se po shkojnë drejt rajonit Kaspik. Vala e ikjes është intensifikuar, pas mesazhit të Donald Trump drejtuar iranianëve për t’u larguar nga qyteti. “Të gjithë duhet të evakuohen menjëherë nga Teherani!” shkroi ai në Truth Social.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat