Retorika në rrjetet sociale e Trump-it tregon për një përfshirje të mundshme në konflikt – thotë eksperti

Bota

Retorika në rrjetet sociale e Trump-it tregon për një përfshirje të mundshme në konflikt – thotë eksperti

Më: 18 qershor 2025 Në ora: 11:11
Presidenti Donald Trump

Retorika gjithnjë e më e ashpër e Donald Trump-it për konfliktin midis Izraelit dhe Iranit sugjeron se ai po anon gjithnjë e më shumë drejt mbështetjes së ofensivës izraelite, thotë profesori Amnon Aran, ekspert i politikës së jashtme izraelite.

Trump postoi dje në rrjetet sociale se "durimi i Uashingtonit po soset", duke theksuar se dëshiron të shohë një “dorëzim të pakushtëzuar” nga Teherani, raporton BBC transmeton "Bota sot".

Sipas profesorit Aran, një gjuhë kaq e tensionuar tregon se Trump-i ka kaluar një prag të rëndësishëm dhe është “shumë e vështirë të tërhiqet pas këtij momenti”, tha ai për Radio 5 Live.

“Të gjitha deklaratat dhe shpalljet e presidentit Trump pasqyrojnë këtë ndryshim gradual drejt një prirjeje më të madhe për t’u ndërhyrë,” shton ai.

“Jemi padyshim më afër se kurrë më parë” një përfshirjeje të SHBA-së në konflikt që nga fillimi i tij, përfundon Aran.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat