“Izraeli dhe Siria ranë dakord për armëpushim”, thotë ambasadori i SHBA-së në Turqi

Bota

“Izraeli dhe Siria ranë dakord për armëpushim”, thotë ambasadori i SHBA-së në Turqi

Më: 19 korrik 2025 Në ora: 09:54
Foto ilustrim

Siria dhe Izraeli kanë rënë dakord për një armëpushim, tha të premten ambasadori i ShBA-së në Turqi, Tom Barrack.

Marrëveshja u “pranua” nga Turqia, Jordania dhe vendet e tjera fqinje, tha ambasadori, i cili shërben gjithashtu si i dërguari special i ShBA-së në Siri, në një postim në X, shkruan CNN.

“Ne u bëjmë thirrje druzëve, beduinëve dhe sunitëve të ulin armët dhe së bashku me pakicat e tjera të ndërtojnë një identitet të ri dhe të bashkuar sirian në paqe dhe prosperitet me fqinjët e tyre”, tha Barrack.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat