Gjiganti BP thotë se ka zbuluar naftën dhe gazin më të madh në 25 vjet

Bota

Gjiganti BP thotë se ka zbuluar naftën dhe gazin më të madh në 25 vjet

Më: 5 gusht 2025 Në ora: 11:38
Foto ilustrim

Gjiganti i energjisë BP thotë se ka bërë zbulimin e tij më të madh të naftës dhe gazit këtë shekull, ndërsa e zhvendos fokusin e tij nga energjia e rinovueshme dhe e kthen atë te lëndët djegëse fosile.

Firma me seli në Mbretërinë e Bashkuar tha të hënën se po kryen teste në vend në ujëra të thella pranë bregut lindor të Brazilit.

Dhe siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, zbulimi mund të luajë një rol të madh në planet e BP për të rritur prodhimin e naftës bruto.

Ekzekutivi i kompanisë Gordon Birrell thotë se zbulimi është “më i madhi i BP në 25 vjet” dhe se firma do të eksplorojë ndërtimin e një qendre prodhimi atje.

Në shkurt, BP uli investimet e saj të planifikuara në energjinë e rinovueshme dhe tha se do të shpenzonte miliarda dollarë më shumë në vit për operacionet e saj të naftës dhe gazit, pasi synon të rrisë besimin e investitorëve.

BP tha se kishte gjetur një zonë rreth 500 metra me naftë dhe gaz në bllokun Bumerangue në pellgun e Santos, 400 km larg bregut lindor të Brazilit.

Siç thuhet më tej, zbulimi ishte më i madhi i kompanisë që nga fusha e gazit Shah Deniz në Detin Kaspik në vitin 1999. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat