Thyhet rrëshqitësja në anijen më të madhe turistike në botë/ Një i lënduar, momenti kur pasagjerët ulërasin të tmerruar

Bota

Thyhet rrëshqitësja në anijen më të madhe turistike në botë/ Një i lënduar, momenti kur pasagjerët ulërasin të tmerruar

Më: 9 gusht 2025 Në ora: 07:58
Foto ilustrim

Disa qytetarë kanë përjetuar tmerrin në anijen më të madhe turistike në botë, Icon of the Seas.

Një person është lënduar rëndë pasi u thye një rrëshqitëse.

Sipas dëshmitarëve, një nga pjesët e rrëshqitëses në parkun ujor të anijes u thye pikërisht ndërsa burri ishte duke rrëshqitur në të.

Dëshmitarët raportuan se personi pësoi prerje të rënda në këmbë dhe shpinë.

Incidenti ndodhi në topoganin Frightening Bolt, i lartë deri në 14 metra.

Anija e operuar nga Royal Caribbean është aktualisht në një itinerar shtatëditor në Karaibe Lindore dhe është planifikuar të kthehet në Miami të shtunën.

Në një deklaratë zyrtare, Royal Caribbean konfirmoi se një pasagjer u trajtua për probleme mjekësore pasi rrëshqitësja u thye.

“Personi është në gjendje të qëndrueshme dhe rrëshqitësja do të mbyllet në pritje të një hetimi”, thuhet në deklaratë.

Ndryshe, Icon of the Seas është anija më e madhe turistike në botë, me një kapacitet prej 7,600 pasagjerësh, dhe parku më i madh ujor në det, Thrill Island, i cili përfshin gjashtë rrëshqitëse gjigante.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat