Kryeministri britanik mbërrin në SHBA, pritet t’i bashkohet liderëve të BE! Çfarë pritet të ndodhë në takimin Trump-Zelensky

Bota

Kryeministri britanik mbërrin në SHBA, pritet t’i bashkohet liderëve të BE! Çfarë pritet të ndodhë në takimin Trump-Zelensky

Më: 18 gusht 2025 Në ora: 16:57
Foto ilustrim

Kryeministrit britanik, Sir Keir Starmer ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do t’i bashkohet liderëve të Francës, Italisë, Gjermanisë dhe Finlandës në Shtëpinë e Bardhë, së bashku me drejtuesit e Komisionit Europian dhe NATO-s.

Vizita zhvillohet në një moment delikat diplomatik, teksa presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pritet të takohet me presidentin amerikan Donald Trump, vetëm pak ditë pas bisedimeve që ky i fundit zhvilloi me Vladimir Putinin në Alaska.

Starmer, i shoqëruar nga ekipi i tij, u prit nga James Roscoe, zëvendësshefi i Misionit në Ambasadën Britanike në Washington..

Gjatë ditës, kryeministri britanik pritet të marrë pjesë në takime të nivelit të lartë me liderë europianë dhe përfaqësuesit e BE-së e NATO-s, ku në qendër të diskutimeve do të jetë situata në Ukrainë dhe raportet transatlantike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat