Donald Trump kritikon Joe Biden: Ukraina s’kishte asnjë shans për të fituar, ish-presidenti nuk e lejoi të kundërsulmonte

Bota

Donald Trump kritikon Joe Biden: Ukraina s’kishte asnjë shans për të fituar, ish-presidenti nuk e lejoi të kundërsulmonte

Më: 21 gusht 2025 Në ora: 17:39
Biden dhe Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar ish-presidentin Joe Biden, duke e akuzuar se nuk i ka lejuar forcat ukrainase të kundërsulmojnë në luftën kundër Rusisë.
Në një postim të fundit në rrjetet sociale, Trump e krahasoi situatën e Ukrainës me “një ekip sportiv të shkëlqyer që ka një mbrojtje fantastike, por nuk lejohet të luajë në sulm”.

“Nuk ka asnjë shans për të fituar!” shtoi Trump.

“Është shumë e vështirë, në mos e pamundur, të fitosh një luftë pa sulmuar vendin e pushtuesit. Është njësoj si një skuadër e madhe sportive që ka një mbrojtje fantastike, por nuk i lejohet të luajë në sulm. Nuk ka asnjë shans për të fituar! Pikërisht kështu është rasti me Ukrainën dhe Rusinë. Joe Biden i korruptuar dhe thellësisht i paaftë nuk e lejoi kurrë Ukrainën të SULMONTE, por vetëm të mbrohej. Si përfundoi kjo?

Megjithatë, kjo është një luftë që nuk do të kishte NDODHUR KURRË po të isha unë President – SHANS ZERO. Kohë interesante na presin përpara!”, shkruan presidenti i SHBA.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat