Vrasja e aktivistit Charlie Kirk, Meloni mesazh ngushëllimi: Një plagë e thellë për këdo që beson në demokraci

Bota

Vrasja e aktivistit Charlie Kirk, Meloni mesazh ngushëllimi: Një plagë e thellë për këdo që beson në demokraci

Më: 11 shtator 2025 Në ora: 10:15
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka reaguar për vrasjen e aktivistit dhe aleatit  të presidentit të SHBA-së Trump Charlie Kirk, i cili humbi jetën ditën e djeshme pas një atentati në një fushatë në   universitetin Utah Valley .

Meloni shprehu    nëpërmjet X se lajmi për vrasjen e Charlie Kirk, një aktivist i ri dhe popullor republikan, është tronditëse.

“Kjo është një vrasje e tmerrshme, një plagë e thellë për këdo që beson në demokraci dhe për këdo që beson në liri.

Ngushëllimet e mia familjes së tij, të afërmve të tij dhe komunitetit konservator amerikan “, tha Meloni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat