Trump premton masa më të ashpra ndaj Putinit kur Europa të zvogëlojë varësinë nga nafta ruse

Bota

Trump premton masa më të ashpra ndaj Putinit kur Europa të zvogëlojë varësinë nga nafta ruse

Më: 18 shtator 2025 Në ora: 18:10
Foto ilustrim

Donald Trump e bëri të qartë se po pret që vendet evropiane të zvogëlojnë varësinë e tyre nga nafta ruse përpara se të vendos që të ushtrojë më shumë presion mbi Vladimir Putinin.

"Jam i gatshëm të bëj gjëra të tjera, por jo kur njerëzit për të cilët po luftoj blejnë naftë nga Rusia", u tha presidenti gazetarëve, shkruan BBC.

"Nëse çmimi i naftës ulet, shumë thjesht, Rusia do të pajtohet", tha tutje, Donald Trump.

Hungaria dhe Sllovakia kanë rritur blerjen e naftës ruse që kur Putini nisi pushtimin e tij të plotë të Ukrainës në vitin 2022, pavarësisht se iu dha kohë nga BE për të gjetur furnizues alternativë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat