Vladimir Putin: Sanksionet e reja të SHBA-së nuk do të ndikojnë seriozisht në ekonominë ruse

Bota

Vladimir Putin: Sanksionet e reja të SHBA-së nuk do të ndikojnë seriozisht në ekonominë ruse

Më: 23 tetor 2025 Në ora: 18:31
Vladimir Putin

“Sanksionet e reja të SHBA-së janë një përpjekje për të ushtruar presion mbi Rusinë. Asnjë vend që respekton veten nuk bën kurrë asgjë nën presion. Ekonomia e Rusisë nuk do të preket seriozisht nga këto sanksione”, ky është reagimi i parë i Vladimir Putinit ndaj paketës së re të sanksioneve të shpallura nga Donald Trump, të cilat janë pjesë e paketës së re të 19-të që po krijohet nga Bashkimi Evropian.

Sipas TASS, presidenti rus e bëri këtë deklaratë në kuadër të fjalimit të tij në konferencën e Shoqërisë Gjeografike Ruse (RGS).

Teksa foli për sanksionet e reja të SHBA-ve, ai i përshkroi ato si “një përpjekje për të ushtruar presion mbi Rusinë” dhe “një akt jo miqësor që nuk forcon marrëdhëniet ruso-amerikane”.

Ai tha gjithashtu se sanksionet “nuk do të ndikojnë në ekonominë ruse” dhe se “asnjë vend që respekton veten nuk bën kurrë asgjë nën presion”.

Gjithashtu Putini nuk komentoi anulimin e takimit me Trump, por deklaroi se takimi me homologun e tij amerikan “…duhet të përgatitet siç duhet”, duke vënë në dukje se Uashingtoni sugjeroi Budapestin si një vend të mundshëm.

Lidhur me dyshimet për mbajtjen e tij, ai vlerësoi se “ka shumë të ngjarë që Trump të ketë pasur parasysh shtyrjen e Samitit”.

Siç raportohet nga agjencitë ruse RIA dhe Interfax, Putin nënvizoi dëshirën e fortë të Moskës, duke deklaruar se “Rusia dëshiron të vazhdojë dialogun”, pasi “dialogu është gjithmonë më i mirë se lufta”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat