​Mbi 150 persona dyshohet të kenë vdekur pas përmbytjes së anijes me migrantë pranë ishujve Kanarie

Bota

​Mbi 150 persona dyshohet të kenë vdekur pas përmbytjes së anijes me migrantë pranë ishujve Kanarie

Më: 26 dhjetor 2025 Në ora: 17:13
Ilustrim

Më shumë se 150 persona dyshohet se kanë vdekur pasi një anije me emigrantë që po shkonte drejt Ishujve Kanarie të Spanjës u përmbys më parë këtë javë.

"Ndërsa ne festojmë Krishtlindjen, qindra familje janë në zi", tha në mediat sociale Helena Maleno Garzon, drejtuese e OJQ-së Caminando Fronteras duke shtuar se të paktën 169 persona vdiqën në përmbytjen e anijes në brigjet e Senegalit.

E përditshmja senegaleze Le Soleil raportoi se u identifikuan 30 të mbijetuar, megjithëse varka mbante rreth 200 persona. Dymbëdhjetë persona janë konfirmuar të vdekur, me disa viktima të identifikuara nga të afërmit, shtoi ajo.

Besohet se anija është nisur nga Diamniadio në ishujt Saloum më 22 dhjetor. Le Soleil raportoi se të dy motorët e anijes dështuan, duke bërë që kapiteni të synonte të zbarkonte në plazhin më të afërt. Autoritetet senegaleze kanë hapur një hetim për tragjedinë, transmeton Anadollu, përcjell KosovaPress.

Rruga e migrantëve në Kanarie konsiderohet si një nga më të rrezikshmet në botë. Në vitin 2024, rreth 9.800 njerëz vdiqën duke u përpjekur të udhëtonin, sipas Walking Borders.

Ministria e Brendshme e Spanjës raportoi rënie të ndjeshme të migrimit këtë vit krahasuar me nivelet rekord më 2024. Deri më tani këtë vit, ministria ka dokumentuar 17.555 mbërritje detare në Kanarie, krahasuar me 43.737 gjatë periudhës së njëjtë të vitit 2024.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat