Në përvjetorin e parë të mandatit të tij të dytë, Presidenti Donald Trump është shfaqur duke mbajtur lart një dosje të bardhë të titulluar "Arritjet e Shtëpisë së Bardhë". Por, ndryshe nga imazhi triumfues që ai prezanton në foto, skena ndërkombëtare është më e tensionuar se kurrë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Këtë 20 janar, "festa" e Shtëpisë së Bardhë është errësuar nga kërkesat ultimative të Trumpit për blerjen e Grenlandës dhe kërcënimet për tarifa ndaj aleatëve evropianë. Presidenti ka tronditur NATO-n duke deklaruar se aleanca do të ishte "në koshin e plehrave të historisë" pa të, ndërsa Presidenti francez Macron ka paralajmëruar se politikat e Trump po e çojnë globin drejt një "bote pa rregulla".
Zemërimi në Evropë ka arritur kulmin, ku një deputet danez u detyrua të ndërpritej në Parlamentin Evropian pasi shau Presidentin amerikan, duke i thënë të "qërrohej" lidhur me ambiciet e tij territoriale. Ndërkohë që Trump krenohet me dosjen e tij të arritjeve, analistët theksojnë se ky është një moment zgjimi i vrazhdë për rendin botëror.