​Ushtria nigeriane synoi Boko Haram-in, qëlloi gabimisht tregun, vrau 100 civilë

Bota

​Ushtria nigeriane synoi Boko Haram-in, qëlloi gabimisht tregun, vrau 100 civilë

Më: 13 prill 2026 Në ora: 15:00
Foto ilustrim

Një sulm ajror i Forcave Ajrore të Nigerisë, që synonte rebelët xhihadistë, goditi gabimisht një treg lokal në verilindje të vendit, duke vrarë mbi 100 civilë, përfshirë fëmijë, dhe duke plagosur shumë të tjerë.

Incidenti ndodhi në shtetin Yobe, pranë zonës së konfliktit në Borno, dhe u konfirmua si një goditje e gabuar nga autoritetet.

Ushtria pretendoi se kishte në shënjestër një bazë të Boko Haram, ndërsa tregu përdorej shpesh nga militantët e këtij grupi, për furnizime.

Amnesty International, që njoftoi për këtë incident të dielën, por edhe burime tjera lokale, raportuan për viktima të shumta dhe kërkuan hetim të pavarur.

“I kemi fotografitë e tyre dhe përfshijnë edhe fëmijë,” tha Isa Sanusi, drejtor i Amnesty International në Nigeri, për Associated Press, duke iu referuar viktimave. “Jemi në kontakt me njerëzit që ndodhen atje, kemi folur me spitalin. Kemi folur me personin përgjegjës për viktimat dhe kemi folur me të plagosurit”, përcjellë KosovaPress.

AP shkruan se sulme të tilla të gabuara janë të shpeshta në Nigeri për shkak të mangësive në inteligjencë dhe koordinim ushtarak.

Megjithatë, organizatat për të drejtat e njeriut akuzojnë ushtrinë se shpesh i paraqet viktimat civile si terroristë. Nigeria vazhdon të përballet me një krizë të rëndë sigurie, sidomos në veri, ku veprojnë disa grupe të armatosura.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat