Trump: Irani po kolapson financiarisht, po vuan nga mungesa e parave të gatshme

Bota

Trump: Irani po kolapson financiarisht, po vuan nga mungesa e parave të gatshme

Më: 22 prill 2026 Në ora: 08:08
Donald Trump

Donald Trump ka përsëritur deklaratën e tij se Teherani është i dëshpëruar që Ngushtica e Hormuzit të rihapet.

Në një postim në Truth Social, disa orë pasi njoftoi se armëpushimi fillestar dyjavor do të zgjatet dhe këmbënguli që ngushtica ishte “plotësisht e bllokuar”,

Trump tha se Irani po “shembet financiarisht” dhe “vuan nga mungesa e parave”, shkruan SkyNews.

Ai përsëriti gjithashtu pretendimin e tij se Irani po humbet 500 milionë dollarë çdo ditë që ngushtica (një rrugë kritike për transportin e naftës) është e mbyllur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat