Trump paralajmëron tërheqje të trupave amerikanë nga Italia dhe Spanja: Nuk na kanë ndihmuar

Bota

Trump paralajmëron tërheqje të trupave amerikanë nga Italia dhe Spanja: Nuk na kanë ndihmuar

Më: 1 maj 2026 Në ora: 07:46
Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se po shqyrton mundësinë e tërheqjes së një pjese të trupave amerikane nga Italia dhe Spanja, duke rritur tonet kritike ndaj aleatëve evropianë.

Gjatë një deklarate për gazetarët, Trump u shpreh se një vendim i tillë është shumë i mundshëm.

“Po, ndoshta do ta bëj. Ndoshta do ta bëj. Pse duhet të mos e bëj? Dua të them, pse jo? Italia nuk na ka ndihmuar aspak, dhe Spanja ka qenë e tmerrshme, absolutisht e tmerrshme”, deklaroi ai.

Komentet erdhën pasi presidenti amerikan u pyet nëse po konsideronte një lëvizje të ngjashme me atë që kishte përmendur më herët për Gjermaninë, duke sinjalizuar një rishikim më të gjerë të pranisë ushtarake amerikane në Evropë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat