Tërmetet shkatërruese në Venezuelë – numri i viktimave arrin në 165, vijon kërkimi nën rrënoja

Bota

Tërmetet shkatërruese në Venezuelë – numri i viktimave arrin në 165, vijon kërkimi nën rrënoja

Më: 25 qershor 2026 Në ora: 08:30 Përditësuar në ora: 23:04 më 25.06.2026
Pasojat nga tërmetet e fuqishme në Venezuelë

165 viktima nga tërmetet e fuqishme në Venezuelë

Autoritetet në Venezuelë kanë bërë të ditur se numri i viktimave nga dy tërmete të fuqishme ka arritur në 165, ndërsa qindra të tjerë janë lënduar. Besohet se këto janë tërmetet më të fuqishme që e kanë goditur këtë vend që nga viti 1900.

Autoritetet në Caracass kanë njoftuar se ekipet emergjente në terren kanë thënë se numri i viktimave të konfirmuara të dy tërmeteve të njëpasnjëshme që goditen pjesën veriore ka arritur në 165 përderisa numri i të lënduarve ka tejkaluar 1100.

Njëkohësisht zyrtarët paralajmëruan se druajnë që ky nuk do të jetë bilanci përfundimtar i viktimave pasi që qindra njerëz janë ende të pagjetur dhe besohet se ata mund të gjinden nën rrënojat e shtëpive dhe ndërtesave të shkatërruara. Zyra amerikane e Gjeologjisë ka thënë se, në bazë të nivelit të shkatërrimit dhe numrit të ndërtesave të dëmtuara dhe shkatërruara tërësisht numri i viktimave dhe të lënduarve lehtë mund të arrin në rreth 10 mijë.

Tragjedia ndodhi në orët e mëngjesit kur dy tërmete të fuqisë 7.2 dhe 7.5 në shkallën e riterit goditën veriun e Venezuelës brenda më pak se një minutë duke shkaktuar dëme masive dhe panik.

Besohet se më shumë se 100 ndërtesa të ndryshme, janë shkatërruar tërësisht nga këto tërmete përderisa mijëra të tjera kanë pësuar dëme të mëdha dhe nuk dihet se a janë të sigurta për banorë.

Venezuela ka aktivizuar të gjitha ekipet emergjente, dhe ka kërkuar ndihmën e ushtrisë për të kryer operacionet e kërkim shpëtimit përderisa Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thënë se tanimë kanë dërguar ekipe të ekspertëve dhe se janë në proces të dërgimit të ekipeve që do të ndihmojnë me aeroportin e Caracass i cili është i mbyllur për shkak të dëmeve të mëdha .

Edhe Zvicra ka thënë se ka nisur 80 ekspertë drejtë Venezuelës përderisa shumë shtete tjera, nga Amerika latine dhe bota, kanë thënë se do ti ndihmojnë Venezuelës të përballët me këtë tragjedi. Besohet se këto kanë qenë tërmetet më të fuqishme që e kanë goditur vendin që nga viti 1900.

Numri i të zhdukurve nga tërmetet në Venezuelë po rritet, fati i 10,000 personave është i panjohur

Më shumë se 10,000 persona u raportuan të zhdukur pas tërmetit që goditi Venezuelën gjatë natës, sipas të dhënave nga një faqe interneti e krijuar për të regjistruar personat e zhdukur, të cilat u ndanë në internet, përfshirë në Platformën X, nga udhëheqësit e opozitës venezueliane.

Sipas të dhënave nga ajo faqe interneti, deri në orën 5:40 të mëngjesit sipas kohës lokale (11:40 të mëngjesit sipas orës CET), më shumë se 10,000 njerëz ishin të zhdukur ose nuk kishin informacion të konfirmuar për fatin e tyre, raporton Sky News.

Të paktën 164 persona u vranë dhe 971 u plagosën në tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën, tha presidenti i përkohshëm i vendit, Delsey Rodriguez, raportoi Reuters.

Tërmete me magnitudë 7.5 dhe 7.2 të shkallës Rihter goditën vendin e Amerikës Latine dhe shkaktuan dëme të mëdha materiale.

Shkon në 164 numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë

Të paktën 164 persona janë vrarë dhe 971 të tjerë janë plagosur në tërmetet e dyfishta që ndodhën gjatë natës, tha presidentja e përkohshëm e Venezuelës, Delcy Rodriguez.

Kjo shifër vjen pasi Rodriguez njoftoi disa orë më parë se të paktën 32 persona ishin vrarë dhe 700 të tjerë ishin plagosur.

Ekipet e shpëtimit po vijnë nga vende të tjera për të ndihmuar në kërkim, përfshirë edhe nga SHBA-ja, me sekretarin e shtetit Marco Rubio që thotë se vendi po “dislokon menjëherë”.

Tërmetet me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë ishin ndër më të fuqishmit që kanë goditur Venezuelën në më shumë se një shekull.

DW: Venezuela goditet nga tërmete të forta

Katastrofë tërmeti në Venezuelë. Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së druhet për mijëra të vdekur. Presidentja e përkohshme, Rodríguez shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.

Image

Dy tërmete të forta kanë goditur Venezuelën. Edhe Karakasi është prekur. Presidentja e përkohshme, Rodríguez shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. Deri tani dihet për dhjetëra viktima 32 viktima – Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së druhet për mijëra të vdekur. Përparësi tani kanë operacionet e shpëtimit, tha presidentja e përkohshme. Ekipet e shpëtimit nga vendet fqinje janë në udhëtim nërkohë. Në Venezuelë do të pezullohet mësimi në shkolla dhe do të ndalohet trafiku hekurudhor. Edhe aeroporti ndërkombëtar i kryeqytetit Karakas ka ndërprerë funksionimin për shkak të dëmtimeve, shtoi më tej Rodríguez.

Image

Trump premton ndihmë

Ndihmë për vendin e Amerikës së Jugut premtoi edhe presidenti amerikan Donald Trump. Ai tha se i ka udhëzuar të gjitha agjencitë amerikane të përgatiten për të ndihmuar shpejt, siç shkroi në platformën e tij Truth Social. "Ne do të jemi pranë miqve tanë të rinj dhe të shkëlqyer”, shkroi Trump – me sa duket duke iu referuar qeverisë së përkohshme në Karakas.

Image

Sipas Shërbimit Gjeologjik t SHBA-së, USGS, mes të dy lëkundjeve kishte vetëm 39 sekonda diferencë. Tërmeti i parë ndodhi të mërkurën në orën 18:04 sipas kohës lokale, rreth 24 kilometra në lindje të San Felipe në veriperëndim të vendit, në një thellësi prej 21,9 kilometrash. Tërmeti i dytë, më i fuqishëm, ndodhi pak kilometra më në veri, në një thellësi prej vetëm rreth dhjetë kilometrash. Për shkak të thellësisë së vogël, pritet që pasojat e tërmetit të dytë të jenë më të mëdha.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) e vlerësoi fuqinë e tërmetit të parë me magnitudë 7,2, ndërsa të dytin me 7,5 dhe konsideron probabilitet të lartë të numrit të  viktimave.

Nga shembja e ndërtesave e deri të shkatërrimi i aeroportit të Karakasit, pamje rrëqethëse nga tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën

Udhëtarët e frikësuar vrapuan për të shpëtuar jetën brenda një aeroporti të Venezuelës, pak momente para se tavani i ndërtesës të shembej pjesërisht, ndërsa dy tërmete të fuqishme shkatërruan vendin e Amerikës së Jugut.

Tërmetet e njëpasnjëshme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë shkatërruan pjesë të Aeroportit Ndërkombëtar Simon Bolivar, pak jashtë kryeqytetit të Karakasit, të mërkurën, sipas videos së xhiruar nga ish-ligjvënësi venezuelas Wilmer Azuaje.

Ish-politikani 49-vjeçar ishte brenda aeroportit Maiquetia - qendra më e madhe dhe më e ngarkuar e Venezuelës - pak pas orës 6 të mbrëmjes kur ndërtesa filloi të dridhej me forcë.

Azuaje, ish-deputeti i Asamblesë Kombëtare të Venezuelës, filmoi përvojën e tmerrshme ndërsa panelet dhe tullat binin nga tavani, duke dërguar pluhur që fluturonte nëpër terminal, ndërsa britmat e udhëtarëve të tjerë u mbytën nga tingujt e fortë të përplasjes.

Dy gra mezi shpëtuan nga rreziku kur një pjesë e ndërtesës u shemb mbi hollin e terminalit.

'Mendova se ndërtesa do të binte mbi mua' - venezuelasit përshkruajnë panikun e tërmetit

Azuaje vizitoi ndërtesën e dëmtuar pasi lëkundjet u qetësuan, duke treguar sasinë e mbeturinave që ishin grumbulluar në dysheme dhe tavolina në aeroport.

Dridhjet e dhunshme mbytën të paktën 32 persona dhe lënduan mbi 700 të tjerë, tha presidentja në detyrë e Venezuelës, Delcy Rodriguez.

Shumica e venezuelasve kishin qenë në shtëpi në kohën e tërmetit, duke festuar Ditën e Betejës së Carabobos, një festë publike që shënon fitoren e vitit 1821 që ndihmoi në sigurimin e pavarësisë së vendit nga Spanja.

Dy epiqendrat ishin të vendosura tre milje larg qytetit Yumare pranë San Felipe, afërsisht 100 milje në perëndim të Karakasit.

Lëkundjet goditën pak më shumë se 30 sekonda larg, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së.

Rodriguez tha se shteti La Guaira, i cili strehon aeroportin ndërkombëtar, u godit më rëndë.

"Dhjetëra ndërtesa janë shembur dhe ne aktualisht po kryejmë përpjekje shumë intensive shpëtimi për të shpëtuar sa më shumë jetë që Zoti na lejon të shpëtojmë", tha ajo herët në mëngjes të enjten.

32 viktima pas dy tërmeteve 7,2 dhe 7,5 ballë Rihter në Venezuelë

Të paktën 32 persona kanë vdekur dhe rreth 700 të tjerë janë plagosur pas tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, tha presidentja në detyrë, Delcy Rodríguez.

Dy tërmete të fuqishme, me magnitudë 7,2 dhe 7,5 ballë sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, goditën dje Venezuelën.

Gazetarët panë ndërtesa të shembura dhe skena paniku në kryeqytetin, Karakas.

Rodriguez shpalli gjendje të jashtëzakonshme dhe aeroporti i Karakasit, i cili sipas saj ishte dëmtuar rëndë, u mbyll.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), tërmeti i parë, me magnitudë 7,2 ballë sipas shkallës Rihter, goditi në orën 18:04, sipas orës lokale (22:04 GMT) në një thellësi prej 21,9 km, afërsisht 200 km në perëndim të Karakasit.

Një tërmet i dytë, me magnitudë 7,5 ballë sipas shkallës Rihter, goditi në një thellësi prej 10 km, 39 sekonda më vonë, 45 km larg, i ndjekur nga rreth 20 lëkundje pasuese.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, kjo është një “ngjarje e dyfishtë” dhe një “katastrofë që pritet të jetë me magnitudë të konsiderueshme”.

“Numri i të vdekurve ka të ngjarë të jetë i lartë dhe dëmet e konsiderueshme”, shkroi instituti.

Një gazetar pa një ndërtesë 22-katëshe të shkatërruar plotësisht në lagjen Altamira.

Jashtë, njerëzit po bërtisnin emrat e të dashurve të tyre dhe disa vullnetarë po ngjiteshin mbi rrënoja.

“Na duhen fenerë”, u lut njëri prej tyre ndërsa binte nata.

Ministri i Brendshëm Diosdado Cabello deklaroi se disa ndërtesa ishin shembur në kryeqytet dhe tregoi se kishte urdhëruar ndërprerjen e furnizimit me gaz.

“Disa struktura janë dëmtuar dhe ne duam të shmangim çdo aksident që lidhet me gazin”, shkroi ai në X.

Ai konfirmoi se kishte të lënduar, por nuk dha një numër të detajuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat