University of Oxford vijon të mbajë kurorën e universitetit më të mirë në botë. Në renditjen Times Higher Education World University Rankings 2027, universiteti britanik kryeson me 97.9 pikë.
Në vendin e dytë renditet Massachusetts Institute of Technology (MIT) me 97.8 pikë, ndërsa Princeton University dhe Stanford University pasojnë me nga 97 pikë.
Dhjetëshen e parë e plotësojnë University of Cambridge, Harvard University, California Institute of Technology, Imperial College London, University of California Berkeley dhe Yale University.
Renditja e vitit 2027 përfshin 2,297 universitete nga 118 vende dhe territore. Times Higher Education vlerëson institucionet sipas treguesve që përfshijnë mësimdhënien, mjedisin dhe cilësinë e kërkimit shkencor, bashkëpunimin me industrinë dhe perspektivën ndërkombëtare.
10 universitetet e para:
University of Oxford, Britani, 97.9 pikë
MIT, SHBA, 97.8 pikë
Princeton University, SHBA, 97.0 pikë
Stanford University, SHBA, 97.0 pikë
University of Cambridge, Britani, 96.9 pikë
Harvard University, SHBA, 96.7 pikë
Caltech, SHBA, 96.5 pikë
Imperial College London, Britani, 95.2 pikë
University of California, Berkeley, SHBA, 94.3 pikë
Yale University, SHBA, 94.3 pikë
Renditja e këtij viti evidenton edhe forcimin e universiteteve aziatike. Tsinghua University i Kinës është ngjitur në vendin e 11-të, duke kaluar ETH Zurich, ndërsa National University of Singapore ka hyrë mes 15 universiteteve të para.
Për herë të parë, tre universitete aziatike gjenden në 15-shen më të mirë të renditjes. Sipas të dhënave të Times Higher Education 2027, Azia kalon gjithashtu Europën kontinentale, duke konfirmuar rritjen e peshës së universiteteve aziatike në arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor ndërkombëtar.