Gjithçka gati për garën më të madhe, ‘Tour de France’

Çiklizëm

Gjithçka gati për garën më të madhe, ‘Tour de France’

Nga: Kemajl Goca Më: 25 qershor 2021 Në ora: 22:01
Tadej Pogacar, është kampion i “Tour de France” në edicionin e kaluar

Gjithçka gati për garën më të madhe të çiklizmit, që pritet me padurim jo vetëm në Kontinentin e Vjetër.

Edicioni i 108 i “Tour de France” fillon në Brest të shtunën (nesër) dhe përfundon në Paris me 18 korrik.

Çiklistët para sfidave të mëdha, do të garojnë në përgjithësi në 3,414 km rreth Francës.

Nesër starton gara më e madhe, etapa e parë Brest - Landerneau, me gjatësi të shtegut 197.8 kilometra.

Tadej Pogacar, është kampion i “Tour de France” në edicionin e kaluar.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat