Triumfon slloveni Primoz Roglic

Çiklizëm

Triumfon slloveni Primoz Roglic

Më: 28 maj 2023 Në ora: 20:53
Primoz Roglic

Me përfundimin e etapës së 21-të (126 km, me karakter urban), ul siparin edicioni i radhës i Xhiros së Italisë.

Triumfator në këtë rreth çiklistik doli slloveni Primoz Roglic (Jumbo-Visma), ndërsa uellsiani Geraint Thomas (Ineos -Grenadiers) u rendit i dyti me vetëm 14 sekonda distancë nga njëri-tjetri.

Për herë të parë në historinë e Xhiros së Italisë, që nga edicioni i pare (1909), një portugez, João Almeida, 24 vjeç, u ngjit në podium me 1 minutë e 15 sekonda larg fituesit.

Etapa e fundit u vendos në sprint dhe me një mbërritje peloton, e shënuar nga rënia e dhunshme e gjermanit Pascal Ackerman, 29 vjeç (Bora-Hangsrohe) në vijën e finishit.

I pari e kaloi vijën veterani britanik (38 vjeç) Mark Cavendish (Astana-Kazakistan).

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat