Çiklisti italian, Jonathan Milan, është fitues i etapës së 17-të të edicionit të 112 të “Tour de France 2025”.
Jonathan Milan doli i pari me kohë të kaluar për 03h 25' 30 orë në relacionin Bollene - Valence, me gjatësi të shtegut 160,4 kilometra.
“Një finale e vështirë për të marrë fitoren e tij (Milan) të dytë në Turin e tij debutues dhe për të përforcuar kontrollin e fanellës së gjelbër, me vetëm katër ditë të mbetura deri në Paris. Jordi Meeus (Red Bull-Bora-Hansgrohe) dhe Tobias Lund Andresen (Picnic PostNL) plotësojnë podiumin, ndërsa emra si Tim Merlier (Soudal Quick-Step) dhe Biniam Girmay (Intermarché-Wanty) u prekën nga një përplasje ndërsa hynin në kilometrin e fundit. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates) e kaloi me siguri etapën”, shkruan mes të tjera faqja “Letour”..
Tadej Pogaçar kryeson në renditjen e përgjithshme.
Etapa e 18-të do të mbahet nesër në Courchevel Col de la Loze me gjatësi të shtegut 171.5 kilometra.
Etapa e 17-të
1. Jonathan Milan (LIDL-TREK) 03h 25' 30 B:6
2. Jordi Meeus (Red Bull - Bora – Hansgrohe) 03h 25' 30 B:4
3. Tobias Lund Lund Andresen (Team Picnic Postnl) 03h 25'
4. Arnaud De Lie (Lotto) 03h 25' 30
5. Davide Ballerini (Xds Astana Team) 03h 25' 30
6. Alberto Dainese (Tudor Pro Cycling Team) 03h 25' 30
7. Paul Penhoet (Groupama-FDJ) 03h 25' 30
8. Yevgeniy Fedorov (Xds Astana Team) 03h 25' 30
9. Clement Russo (Groupama-FDJ) + 00h 00' 06'' - -
10. Jasper Stuyven (LIDL-TREK) + 00h 00' 09''
Renditja e përgjithshme
1. Tadej Pogaçar (Uae Team Emirates Xrg) 61h 50' 16''
2. Jonas Vingegaard (Team Visma | Lease A Bike) + 00h 04' 15''
3. Florian Lipowitz (Red Bull - Bora – Hansgrohe) + 00h 09' 03''
4. Oscar Onley (Team Picnic Postnl) + 00h 11' 04''
5. Primozh Rogliç (Red Bull - Bora – Hansgrohe) + 00h 11' 42''
6. Kévin Vauquelin (Arkea-B&B Hotels) + 00h 13' 20''
7. Félix Gall (Decathlon Ag2r La Mondiale Team) + 00h 14' 50''
8. Tobias Johannessen (Uno-X Mobility) + 00h 17' 01''
9. Ben Healy (Ef Education – Easypost) + 00h 17' 52''
10. Carlos Rodriguez (Ineos Grenadiers) + 00h 20' 45