Seixas triumfon

Çiklizëm

Seixas triumfon

Nga: K.G. Më: 22 prill 2026 Në ora: 17:25
Paul Seixas

Paul Seixas, ylli i ri francez i çiklizmit, ka fituar edicionin e 90-të të garës prestigjioze La Fleche Wallonne, duke dominuar në ngjitjen finale legjendare të Mur de Huy.

Seixas ishte më i miri në ngjitjen vendimtare, duke justifikuar rolin e favoritit dhe duke triumfuar bindshëm në këtë garë të njohur njëditore belge.

“Ngjitja e fundit ishte shumë e vështirë, por e dija që jam i fortë në terrene të tilla.

Kur pashë se rivalët po kishin vështirësi, shtova ritmin maksimal”, - deklaroi Seixas pas garës.

Me këtë fitore, 19-vjeçari bëhet fituesi më i ri në histori i kësaj gare. Ai përfitoi edhe nga mungesa e disa prej specialistëve më të mëdhenj të klasikëve njëditorë, si Tadej Pogaçar dhe Remco Evenepoel.

Në ngjitjen përfundimtare, ku pjerrësia arrin deri në 19 për qind, Seixas tregoi forcën më të madhe.

Në vendin e dytë u rendit Mauro Schmid, me tre sekonda prapa fituesit, ndërsa i treti përfundoi britaniku Ben Tulett.

Pas këtij triumfi, Seixas pritet të jetë sërish në qendër të vëmendjes edhe në garën e madhe të së dielës, Liege–Bastogne–Lieège, ku parashikohet që favoritët kryesorë të jenë Pogaçar dhe Evenepoel.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat