Stejpan Mesiç, mik i vjetër i shqiptarëve!

Diaspora

Stejpan Mesiç, mik i vjetër i shqiptarëve!

Nga: Nijazi Halili Më: 13 qershor 2022 Në ora: 19:18
Stejpan Mesiç dhe Nijazi Halili

Ishte kënaqësi të jem i përfshirë në konferencën ndërkombëtare BLC2022 BALKANS LIDERSHIP CONFERENCE, Siguria e paqes dhe zhvillimi i federatës së paqes universale të Republikës së Kosovës në Prishtinë, në cilësi të ambasadorit të paqes botërore, e cila u mbajt në hollin e hotelit Swiss Daimond, me 11.06.2022.

Të pranishëm në ketë takim ishin Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ish presidenti i Kroacisë Stjepan Mesiç, ish presidenti i Shqipërisë Alfred Moijsiu dhe ish presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu,Dr.Werner Fasslabend, President i Institutit Austriak për Politikat Evropiane të Sigurisë dhe Senida Mesi, Zëvendëskryeministre e Repubkikës së Shqipërisë, Konferenca është organizuar nën pantronazhin e Qeversisë së Republikës së Kosovës dhe organizatores znj.Ejona Miraka Icka.

Gjatë kësaj konferencë  pata nderin dhe rastin tʹi shpreh falenderimete mija  më të sinqerta për ish presidentit kroat  Stjepan Mesiç, i cili gjithmonë është i njohur për simpatinë ndaj shqiptarëve, edhe pse tashmë e ka përfunduar mandatin si President, ende vazhdon të ketë simpati dhe dashuri për  shqiptarët.

Në fjalimin e tij, para të pranishmëve në  ketë konferencë me temën për paqen dhe stabilitetin në Ballkan, ai përsëriti edhe njëherë se Serbia nuk mund të pushtojë Kosovën dhe as të imponojë zgjidhje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat