Në mesin e nëntorit 2026, qeveria serbe formalizoi zyrtarisht përfundimin e marrëveshjes me kompaninë e lidhur me Jared Kushner për ristrukturimin e ish-Shtabit të Përgjithshëm në qendër të Beogradit.
Projekti prej rreth 500 milionë dollarësh, që parashikonte hotel luksoz me markën Trump, rezidenca, hapësira tregtare dhe kazino mbi rrënojat e ndërtesës së bombarduar nga NATO në 1999, u shua pas protestave masive, hetimeve penale dhe ndryshimit politik.
Marrëveshja ishte nënshkruar në maj 2024 nga qeveria e Aleksandar Vuçiç.
Ajo i jepte kompanisë Atlantic Incubation Partners, e lidhur me Kushner dhe Affinity Partners, qira 99-vjeçare falas.
Shteti serb detyrohej të hiqte statusin e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, të shembte ndërtesat me shpenzime publike dhe të dorëzonte tokën.
Investitori do të mbante kontrollin e madh, rreth 77.5 për qind, ndërsa Serbia pjesën e mbetur. Afati për përmbushjen e detyrimeve ishte maj 2026, dështimi mund të sillte kompensim deri në 50 milionë euro.
Protestat e forta të qytetarëve dhe studentëve, që formuan mure të gjalla rreth qytetit, e denoncuan projektin si shitje të kujtesës historike dhe favorizim të familjes Trump.
Në dhjetor 2025, prokuroria ngriti aktakuzë kundër ish-ministrit të Kulturës Nikola Selakoviç dhe tre zyrtarëve të tjerë për falsifikim dokumentesh lidhur me heqjen e statusit mbrojtës.
Të njëjtën ditë, Affinity Partners njoftoi tërheqjen nga respekti për popullin e Serbisë dhe qytetin e Beogradit, duke theksuar se projektet e vërteta duhet të bashkojnë, jo të ndajnë.
Zyrtarizimi erdhi tani, nën qeverinë e përkohshme pas zgjedhjeve të 25 tetorit 2026, ku lista e udhëhequr nga studentët mundi Partinë Progresive Serbe të Vuçiç.
Ministria e Ndërtimit konfirmoi se vendimi për ndërprerje ishte marrë që në gusht 2026 dhe marrëveshja e përfundimit u nënshkrua me heqjen e të gjitha pretendimeve të ndërsjella.
Kjo e shpëtoi Serbinë nga arbitrazhi dhe penalitetet e mundshme.
Fituesit janë protestuesit, mbrojtësit e trashëgimisë dhe forcat e reja politike studentore, që e trajtuan projektin si simbol të klientelizmit dhe shitjes së sovranitetit.
Ndërkaq, humbësi kryesor është Kushner dhe partnerët e tij, ëndrra për një kompleks Trump, në zemër të Beogradit, u shua pa kompensim.
Qeveria e vjetër e Vuçiç humbi kredibilitet, ndërsa marrëdhëniet Beograd–Uashington mbeten komplekse.
Edhe me qeverinë e re, lidhjet nuk janë thjeshtësuar automatikisht.
Interesat gjeopolitike, Kosova dhe balancimi mes Perëndimit e Rusisë vazhdojnë të rëndojnë, pavarësisht këtij dështimi.
Eksperienca e Beogradit duket se po ndriçon edhe projektet e Kushner në Shqipëri, Sazanin dhe Zvernecin, që kanë qenë në ngrirje ose nën presion që nga protestat Flamingo dhe ato studentore të 13 tetorit.
Në Shqipëri, projekti luksoz i vlerësuar në miliarda ka provokuar kritikë të fortë për mbrojtjen e mjedisit, tokën dhe transparencën. Derisa,Kushner, ka mbrojtur publikisht investimin, duke thënë se toka u ble privatisht dhe se beson te Shqipëria, ndërsa qeveria Rama e ka mbështetur si mundësi zhvillimi.
Deri tani nuk ka tërheqje të qartë, (por kemi vetëm një tërheqje diplomatike) dështimi në serbi, tregon se protestat e qëndrueshme dhe presioni publik mund të ndryshojnë shpejt ekuilibrin edhe në Shqipëri.
Pas valës blu të zgjedhjeve të nëntorit 2026, demokratët fituan kontrollin e Kongresit. Dhe me fillimin e legjislaturës(120të) së re më 3 janar 2027, priten hetime të gjera mbi familjen Trump dhe Kushner, përfshirë Sazanin e Zvernecin.
Bëhet fjalë veçanërisht për "denoncimin" e senatorit të Xhorxhias, Jon Ossoff. I cili pas fitores së 3 nëntorit, bëri deklaratat kritike lidhur me projektet turistike të Jared Kushner, dhe Ivanka Trump, në ishullin e Sazanit, dhe në zonën e Zvërnecit, të cilat janë rikthyer në qendër të vëmendjes në Washington.
Akuzat e senatorit demokrat Ossoff për favorizim politik, kanë kritikuar pikasur faktin se qeveria shqiptare i dha kompanisë së Jared Kushner statusin e investitorit strategjik për Sazanin menjëherë pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.
Duke ngritur dyshime të forta për konflikt interesi dhe përdorim të pushtetit politik për përfitime private.
Senator dhe deputetë demokratë të tjer gjatë fushatës kanë vënë në dukje se Sazani dhe zona bregdetare e Zvërnecit ishin zona të mbrojtura natyrore e detare dhe se qeveria shqiptare ndryshoi ligjin për të lejuar ndërtimin e resorteve luksoze me fonde që vijnë edhe nga Arabia Saudite.
Ata kanë paralajmëruar se do të shqyrtojnë të gjitha marrëveshjet e huaja, përfshirë projektet në Sazan dhe Zvernec, për konflikte interesi, përfitime të dyshimta dhe lidhje me qeveritë e huaja.
Kjo pritet të rrisë presionin edhe më shumë mbi investimet e Kushner në Ballkan, në fillimin e legjislaturës së 120të, që fillon me betimin më 3 janar 2027