Shqiptari asiston për fitoren e Levantes kundër Real Madridit

Futboll

Shqiptari asiston për fitoren e Levantes kundër Real Madridit

Nga: Kemajl Goca Më: 30 janar 2021 Në ora: 18:05
Shqiptari asiston për fitoren e Levantes kundër Real Madridit

Real Madridi kokulur largohet nga stadiumi "Alfredo di Stéfano" në Madrid.

Ditë e zezë për madrilenët, mposhten me rezultat 2:1 nga Levante. Shqiptari Enis Bardhi u paraqit nga minuta e 60-të për Levanten dhe është ndër me të merituarit e kësaj fitore kundër kampionit në fuqi.

Në minutën e 9-të, MIlitao ndëshkohet me karton të kuq, kësisoj  Reali mbetet plot 81 minuta me një futbollist me pak në fushë. 

Pas katër minutave (13'), Asensio realizon për Realin, por kjo nuk iu mjaftoi.

Në minutën e 32-të, Morales barazon rezultatin, ndërsa Roger dështon nga penalltia (godet shtyllën e majtë) për të kaluar Levanten në epërsi në minutën e 64-të. Në minutën e 78-të, Bardhi dinak, asiston dhe Roger nga 12-13 metra shënon për 1:2.

Reali mban vendin e dytë me 40 pikë, ka dy ndeshje më shumë dhe shtatë pikë me pak se Atletico Madridi, ndërsa Levante renditet në vend të nëntë me 26 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat