Uzuni ndëshkon dhe skuadrën e re të mbrojtësit të Shqipërisë

Futboll

Uzuni ndëshkon dhe skuadrën e re të mbrojtësit të Shqipërisë

Më: 30 janar 2021 Në ora: 18:51
Uzuni ndëshkon dhe skuadrën e re të mbrojtësit të Shqipërisë

Myrto Uzuni është lojtar i kombëtares së Shqipërisë më në formë për momentin.

Sulmuesi i Ferencvaroshit ka shënuar në 3 ndeshjet e fundit në Hungari.

Në sfidën mes kampionëve hungarezë dhe Kisvardas, 25-vjeçari barazoi takimin në minutën e 58-të.

Kujtojmë që me Kisvardan është bashkuar së fundmi dhe mbrojtësi i Shqipërisë, Herdi Prenga, i cili ndodhet në stol.

Në kampionat, ish-futbollisti i Lokomotivës së Zagrebit ka shënuar 5 gola, ndërsa në Ligën e Kampioneve 3 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat